Pikantet Apolonia-Tomori/ Atmosferë elektrizuese dhe altruizëm te penalltia, “ligjin” e bëjnë mbrojtësit
– Atmosferë elektrizuese në Fier me afro 500 tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loni Papuçiu”, përfshirë edhe ata beratas që kishin udhëtuar pak orë për ta ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës.
– I pranishëm në stadium ishte presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brixhilda Kokëdhima. Nuk mungoi as drejtori sportiv i klubit, Mariglen Kule.
– U dhanë plot nëntë minuta shtesë në total, katër në të parën e pesë në të dytën. –
Trajneri Jeraj Rodriges, së bashku me lojtarët fierakë, përshëndetën dhe duartrokitën në shenjë falënderimi gjithë tifozërinë fierake.
– Mbrojtësit Asllanaj dhe Repaj, pavarësisht roleve të tyre në prapavijë, bënë shumë mirë duke gjetur tri herë rrugën e rrjetës.
– Eurogoli i Repajt u festua si të ishte goli i fitores së madhe.
– Sulmuesi Maksuti fiton vetë penalltinë dhe po vetë ia jep topin Asllanajt, në njëfarë mënyre mbizotëron fryma e grupit.
– Në minutën e 40-të, sulmuesi Umejiego Antoni del në nxehje dhe tifozët fierakë i thonë “Duam gol, duam gol”. Ky i fundit u buzëqesh, ndërsa ata e duartrokasin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"