Pikante nga ndeshja Besa-Apolonia/ Tifozët të irrituar me arbitrin, presidenti Bizhdili vendosi qetësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 18:18

Pikante nga ndeshja Besa-Apolonia/ Tifozët të irrituar me arbitrin, presidenti Bizhdili vendosi qetësinë

 

Jo më shumë se 500 tifozë të pranishëm në fushën sportive të Luzit, atje ku u luajt Besa-Apolonia. – Në minutën e 75-të, Bremer dëmtohet dhe Pashja e zëvendëson. Edhe pse i fashuar, donte të sakrifikonte dhe në një lloj forme të shlyente penalltinë që shkaktoi.

apolonia besa

Nga hutimi nuk dalloi se tabela tregonte numrin e tij, hyn në fushë sapo merr ndihmën e parë. Është trajneri që e kthen jashtë vijës anësore në stol.

-Irritim i tejskajshëm i stafit teknik dhe tifozëve ndaj gjyqtarit Mikele Dyrmishi. U desh ndërhyrja e ashpër e presidentit Nexhat Bizhdili, që ndali shumë prej tyre, duke evituar skena të pahijshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"