Pikante nga Flamurtari-Kastrioti/ Ndeshja nisi me vonesë nga rrjetat e çara, 5 lojtarë në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 15:42

Pikante nga Flamurtari-Kastrioti/ Ndeshja nisi me vonesë nga rrjetat e çara, 5 lojtarë në tribunë

 Flamurtari-Kastrioti nis me tre minuta vonesë. Gjyqtari kërkoi që të kontrollohen portat, pasi rrjetat kishin pësuar çarje… -Flamurtari mbante veshur në këtë takim fanellat e bardha, ndërsa ato kuqezi ia kishte lënë kundërshtarit. Kjo zgjedhje nuk u shkoi keq, pasi në fund morën pikët.

FLAMURTARI

– Sinan Idrizi e ndoqi takimin në tribunë, me drejtuesit e Kastriotit. Disa stola më lart ishte ulur drejtori Alfred Ferko. Edhe Rrapo Taho e ka ndjekur ndeshjen nga qendrorja.

– Era e shirokut që përfshiu qytetin e Vlorës në fundjavë, ishte shumë shqetësuese për të dyja skuadrat në fushën e lojës. Por në pjesën e parë duket se mbajti disi “më hatër” vendësit dhe ua vështirësoi miqve.

– Rikthimi i Dritan Resulit në pankinë ka rikthyer në stadium edhe Ardi Cirunën. Ishdrejtori i klubit, një bashkëpunëtor i vjetër i trajneri e ndoqi ndeshjen i shoqëruar nga Fjodor Xhafa.

-Për shkak se ishte me pagesë 10 mijë lekë të vjetër, tribuna qendrore nuk ishte e mbushur plotësisht. Të pranishëm në stadiumin “Flamurtari” në total ishin 1000 tifozë.

– Zogaj, Beji, Mateus, Oliveira dhe Dalanaj e ndoqën ndeshjen nga tribuna për shkak të dëmtimeve dhe vendimeve të stafit teknik.

– Emocion për Gersi Diamantin që rikthehet në Vlorë si kundërshtar. Vlonjati i akademisë së kuqezinjve për herë të parë ishte në stadium si “ish”, ndërsa u duartrokit nga tifozët.

– Të gjithë festojnë golin e Aleksandre di Estefanos. Lojtarëve u bashkohen edhe zv.trajnerët Ditmar Bicaj dhe Lejdi Liçaj si dhe sekretari i klubit Andi Ribaj. Ky i fundit qëndroi pranë pankinës thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Trajneri Resuli u tregua i rezervuar në festime, ndërsa gjatë gjithë kohës u ka tërhequr vëmendjen lojtarëve.

– Lojë e ashpër në fund të pjesës së parë, ku pati edhe dëmtime. Ndalesat shfrytëzohen nga lojtarët për të konsumuar ujë dhe për të marrë këshillat e stafit teknik.

– Në fund të takimit disa tifozë po ngacmonin me fjalë trajnerin Ramadan Ndreu. Administratori Sinan Idrizi nevrikoset dhe u kërkon që të tregojnë qytetari.

– Pas përfundimit të takimit trajneri Dritan Resuli shkon dhe përqafon përzemërsisht Ramadan Ndreun. Ky i fundit e uroi për rikthimin.

ERMAL SIKA -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"