Pezullime të shumta dhe humbje në tavolinë, zbulohen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 17:30

Pezullime të shumta dhe humbje në tavolinë, zbulohen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e marra ditën e sotme teksa bie në sy pezullimi i shumtë i lojtarëve të kampionatit U19 dhe U17 të cilët thyejnë rregullat e sjelljes sportive.

disiplina_1dhjetor

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1. Lojtari i FK Kukësi U-19, Harith Jargavani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i FC Internacional Tirana, U-17 B, Albi Azizi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF Erzeni, U-17, Andi Koka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Oriku U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Egnatia U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
5. Football Republic U-19 B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër FC Kinostudio U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

6. Shkendia B. T. U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Durrësi 04 U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7. Lojtari i FC Lushnja U-19, Aurel Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"