Pesë anët pozitive dhe negative të Tiranës, ja çfarë shkoi e nuk shkoi në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 10:19

Pesë anët pozitive dhe negative të Tiranës, ja çfarë shkoi e nuk shkoi në derbi

Tirana barazoi në derbin me Partizanin 1-1, teksa në fushë gjërat nuk shkuan siç kishin parashikuar bardheblutë.

405456095_828756272593381_5882357107165828618_n

Te Tirana duhej fitorja, por të gjithë duhet të kënaqen me paraqitjen e mirë. Tej të gjithave, çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi te bardheblutë në këtë sfidë? Më poshtë po japim disa arsye…

ANËT POZITIVE Së pari, Tirana luajti si e barabartë në sfidën me Partizanin. Renditja e dy skuadrave nuk u reflektua në fushën e lojës dhe kjo u pa sidomos në pjesën e parë. Së dyti, sulmi i Tiranës është shumë i qartë ndonëse jo perfekt. Paçka gabimeve para portës, bardheblutë treguan se janë “vrasës” dhe nuk kanë nevojë për shumë komplikime. Së treti, të rinjtë janë një armë plus. Abdullahu dhe Meta ishin në fushën e lojës dhe treguan se janë për fanellën bardheblu. Kjo tregon forcën e nënkampionëve. Së katërti, skuadra është rritur dhe është kompaktësuar, por duhet ende punë për të qenë një skuadër shumë perfekte. Pika e marrë në derbi ndoshta do t’i japë shtysën e duhur. Së pesti, Tirana ka një garanci në sulm. Quhet Florent Hasani. Lojtari gjithmonë ndikon në ndeshjet e bardhebluve. Sa herë që shënon ai bën diferencën me pjesën tjetër të ekipit.

ANËT NEGATIVE Gjendja fizike është problemi krucial i Tiranës. Edhe pse është rritur, Tirana në pjesën e dytë sërish është shumë poshtë rendimentit që duhet të ketë një skuadër superiore. Alternativat ishin halli i dytë i Tiranës. Xhaxhiu dhe Kaina janë dy mundësitë e vetme të Ahmatajt, ndërkohë që në mesfushë ka lojtarë të njëjtë. Trajneri nuk ka as plan B apo C dhe kundërshtarët e dinë. Kompleksi i derbit është problemi tjetër i Tiranës. Një kompleks që e ndjek gjatë gjithë historisë. Tirana do ta fitojë derbin dhe ngarkohet me presion, ndërsa Partizani e luajnë më lirshëm. Kompleksi për të mos zhgënjyer tifozët kthehet në bllokim. Brishtësia e mbrojtjes ishte faktori tjetër që ndikoi në rezultatin e derbit. Edhe pse ka lojtarë shumë të mirë në atë repart, praktikisht në dy sfidat e fundit ka pësuar nga një gol që kanë vendosur ndeshjen. Reagimi është problem tjetër i Tiranës që lidhet edhe me gjendjen fizike. Pas golit të barazimit, Tirana nuk kishte mundësi të reagonte, e bllokuar fizikisht dhe psikologjikisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"