“Përqafimi juaj, që ishit si një familje për mua”, postim emocionues i Igli Tares para largimit nga Lacio: Kujtimi më i bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 22:14

 “Përqafimi juaj, që ishit si një familje për mua”, postim emocionues i Igli Tares para largimit nga Lacio: Kujtimi më i bukur

Igli Tare i jep lamtumirën pas 18 vitesh klubit të Lacios, një klub ku mbylli karrierën si futbollist dhe nisi atë si drejtues, një klub ku u kthye në një nga emrat më të rëndësishëm të merkatos në Europë.

igli tare

Në këtë moment të veçantë, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, kontrata e të cilit me bardhekaltrit mbyllet pas pak ditësh, ka zgjedhur të falënderojë të gjithë ata me të cilët ka përjetuar çdo ditë në ambientet e klubit. Jo lojtarët apo stafin teknik, por bashkëpunëtorët e tij në administratë dhe në përditshmërinë e jetës së bardhekaltërve.

Ai ka postuar një foto të të gjithëve bashkë, duke i falënderuar për atë që kishte përjetuar mes tyre.

Snapinsta.app_352147552_932244504717367_3304285444136791664_n_1080

“Kujtimi më i bukur i 18 viteve të fundit, përqafimi juaj që keni qenë si një familje për mua. Faleminderit të gjithëve”, shkruante Tare në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"