Përmbysje dramatike, skuadra e Besnik Hasit në kërkim të biletës Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 21:45

Përmbysje dramatike, skuadra e Besnik Hasit në kërkim të biletës Europiane

Tjetër fitore dramatike për Meshelenin e Besnik Hasit, që mposhti me përmbysje 3-2 Uesterlon. Skuadra e trajnerit shqiptar kërkon një biletë në Ligën e Konferencës, teksa në 3 ndeshjet e grupit që lufton për kualifikimin në Ligën e Konferencës, ka siguruar 2 fitore dhe 1 humbje, duke rivalizuar me Gentin që kryeson renditjen. 

437950082_420888113865118_2213181326482572626_n

Për sa i përket ndeshjes së sotme, Meshelen e mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-2, teksa arriti të përmbyste gjithçka në fragmentin e dytë të sfidës.  

Një autogol në minutën e 90+3, i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Hasit, ndërkohë që Kabaut dhe Silimani shënuan më herët në minutat 56 dhe 66. Vendasit e mbyllën ndeshjem me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Vermant në minutën 45+4. 

hasi

Për sa i përket Besnik Hasit, trajneri shqiptar, po bën një sezon fantastik me Meshelenin, që e mori në pozita tepër të vështira, ku diskutohej mbijetesa, teksa tashmë po lufton për një biletë për në Ligën e Konferencës.  

meshelen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"