Përmbysën Apoloninë, trajneri i Pogradecit: “Fitore karakteri, rrezikova me modulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 16:39

Përmbysën Apoloninë, trajneri i Pogradecit: “Fitore karakteri, rrezikova me modulin

Pogradeci fitoi me përmbysje në shtëpi ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Në përfundim të ndeshje ka folur dhe trajneri i vendasve Ardian Abazaj. Tekniku i kënaqet fitores, që e cilëson karakteri.

Ardian Abazaj

Numri një i pankinës nuk i ka kursyer elozhet për ekipin.

“Kjo ishte një fitore karakteri. Kam mbi një vit e gjysmë që drejtoj këtë ekip, por si këtë herë nuk e kam parë frymën e kolektivitetit dhe dëshirën për të dhënë maksimumin. Një ndeshje që ka prodhuar lojë, por edhe raste. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë për ne. Kam rrezikuar duke ndryshuar modulin e lojës, por me tre sulmues do të shkonim te fitorja dhe kjo erdhi”.

“Besoj se kjo është ndeshja e kthesës së madhe, që pritej nga të gjithë ne. Sot (dje) të mitë janë për t’u falënderuar për atë që dhanë në fushën e lojës. Uroj të vazhdojmë kështu”, përfundoi trajneri i Pogradecit

Pogradeci ndodhet në vendin e 11 me 13 pikë të grumbulluara në Katëgorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"