Përjashtimi i Tërbunit, rasti i ngjashëm u shënua 8 muaj më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 19:41

Përjashtimi i Tërbunit, rasti i ngjashëm u shënua 8 muaj më parë

Grupi A i Kategorisë së Parë do ta mbyllë këtë kampionat me 8 skuadra, pasi 2 të tjerat, Shkumbini dhe Tërbuni, janë përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës për të njëjtën arsye, atë të dhunës.
Shkumbini dhuna
Në Peqin, pas ndeshjes me Dinamon disa muaj më parë, u sulmuan gjyqtarët, kurse në Pukë u sulmuan stafi dhe lojtarët e ekipit mik. Në të dyja rastet, ndeshja ka përfunduar në barazim, 1-1. Vetëgjyqësinë e vendësve, duke kaluar në dhunë fizike, Disiplina nuk e ka toleruar aspak dhe në të dyja rastet ka vendosur për përjashtimin dhe zbritjen e skuadrave një kategori më poshtë. Dy javët e fundit të kampionatit, dy skuadra do të jenë pushim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"