Perja: Skënderbeu është i fortë, duhet të tregohemi cinikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 11:02

Perja: Skënderbeu është i fortë, duhet të tregohemi cinikë

Besa është thuajse gati për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Skuadra do të mbyllë sot përgatitjet dhe nesër do të shkojë në Peqin, atje ku do të presë Skënderbeun.

316264891_5761299870582587_2100999242817936307_n

Një kundërshtar që sjell nostalgjinë e përballjeve në Kategorinë Superiore, por edhe kujtime të hidhura kur dënoheshin për muaj të tërë apo u kthyen në një “supermarket”. Për të gjitha këto, kapiteni Skerdjan Perja e çmon si përplasje të barabartësh dhe e denjë për t’u ndjekur deri në fund. Ai vlerëson korçarët si të fortë, por qartazi e thotë për “Panorama Sport” se do të luajnë vetëm për fitore.

“Gjatë gjithë kësaj jave jemi përgatitur enkas për sfidën me Skënderbeun. Pasi i pamë së fundi ndaj Turbinës, mendoj se i njohim mjaft mirë korçarët. Kundërshtari ka marrë maksimumin, ndaj po marrin masat. Trajneri ia ka bërë të qartë secilit nga ne detyrat që duhet të zbatojë. Jemi përgatitur që gjithsecili prej nesh të japë më shumë se 100%. Në takime të tilla, diferencën e bëjmë momentet pasi as Besa dhe as Skënderbeu nuk mundet dot të dominojnë njëra-tjetrën në lojë. Kjo, pasi si ata ashtu edhe ne kemi futbollistë cilësorë në përbërje. Që do të thotë, se fati i kësaj përballjeje do të ndahet nga fragmente, të cilat do të ndëshkojnë ekipin që gabon. Ne duhet të tregohemi cinikë, por po kaq kujdes duhet edhe në prapavijë. Si korçarët ashtu dhe Besa kanë reparte sulmi mjaft të mira. Gjykoj se diferencat e vërteta do të bëhen në lojën e prapavijës mes dy ekipeve”, përfundoi mbrojtësi.

Kavajasit gjatë gjithë javës kanë vijuar stërvitjen dhe janë me fat pasi nuk do të kenë asnjë mungesë. Gugash Magani do të ketë luksin të ketë në dispozicion të gjithë grupin. Onuh dhe Hoxhës u ndalohen gabimet, pasi me korçarët nuk mund të krijosh raste të shumta shënimi. Si në të gjitha ndeshjet, edhe në Orikum gabuan fatalisht në sulm. Ishte ky shkaku që trajneri nuk i kurseu kritikat në analizën e fundjavës. Ai pret angazhim maksimal për 90 minuta, për të mos rrezikuar rezultatin.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"