Përgatitjet anti-Teuta, rrogozhinasit duan të thyejnë “tersin” kundër durrsakëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 17:39

Përgatitjet anti-Teuta, rrogozhinasit duan të thyejnë “tersin” kundër durrsakëve…

Fitorja në frymën e fundit kundër Laçit në Kupë ka rikthyer entuziazmin tek Egnatia, e cila për herë të parë këtë sezon pësoi disfatën e parë në transfertë me Vllazninë.

egnatia

Rrogozhinasit kanë vijuar menjëherë përgatitjet për sfidën që do të luajnë këtë të diel përballë Teutës. Bardhë jeshilët do të synojnë të rikthehentek fitorja në stadiumin “Arena Egnatia” kundër një kundërshtariqë nuk e kanë mposhtur asnjëherë në shtëpi.

Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini kanë qenë historikisht një “kockë e fortë” për Egnatia e cila në ndeshjen e javës së 25-të Superiores do të mundohet të thyejë mallkimin. Trajneri Edlir Tetova përveç dy mungesave të konfirmuar si Mario Gjata dhe Muhamed Lemina, pjesa tjetër e ekipit do të jetë në dispozicion të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"