Përcaktohet axhenda e Serisë A, ja datat e sezonit të ri futbollistik…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2019 | 14:33

Përcaktohet axhenda e Serisë A, ja datat e sezonit të ri futbollistik…

Ditën e sotme janë përcaktuar datat përfundimtare, për sa i përket sezonit të ri në Itali.SerieA-2019-20-logo_0_2

Sezoni i ri i Serisë A do të fillojë në 24 gusht, dhe do të përfundojë në 24 maj, ndërsa Kupa e Italisë do të fillojë në 11 gusht dhe do të përfundojë në 13 maj. Gjatë sezonit do të kemi katër pushime ndërkombëtare, gjatë fundjavave të 8 shtatorit, 12 tetorit, 17 nëntorit dhe 29 marsit.

Gjithashtu do të ketë edhe tre raunde në mesjavë, të cilat përkojnë me datat, 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Pushimi dimëror do të zhvillohet nga 29 dhjetori deri në 5 janar.serie-a-tim

Ndërsa Kupa e Italisë do të zhvillohet në këto data: Raundi i parë: 4 gusht, Raundi i dytë: 11 gusht, Raundi i tretë: 18 gusht, Raundi i katërt: 4 dhjetor, Çerekfinalja: 22 janar, Gjysmë-finalja e parë: 29 janar, Gjysmë-Finalja e dytë: 4mars, Finalja: 13 maj.

PANORAMASPORT.AL