Përballja vendimtare për fatet e sezonit, trajneri Abazaj: Grupi më në fund u plotësua, likuidojmë Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 13:30

Përballja vendimtare për fatet e sezonit, trajneri Abazaj: Grupi më në fund u plotësua, likuidojmë Vorën

Pogradeci pret sot Vorën dhe llogaritë bëhen vetëm me fitoren. Grupi tashmë është plotësuar dhe kjo i ka dhënë luksin stafit teknik, që të zgjedhë më të mirët për 11-shen. Vetë trajneri Ardjan Abazaj është optimist para kësaj sfide shtëpiake, ndërsa për gazetën “Panorama Sport” deklaron:

abazaj

“Kundër Lushnjës morëm një barazim shumë të çmuar dhe ju e dini që luanim me 6 mungesa. Ndoshta me më pak kujdes, nuk do të kishim pësuar. Goli i shënuar nga Pengu erdhi nga një aksion i mirë organizuar dhe një finalizim perfekt. Doni të thoni ju pse po e përmend tani këtë.

Duke marrë një rezultat të mirë në një fushë të vështirë si ajo e Lushnjës, Vorën nuk duhet ta falim. Pastaj, luajmë në fushën tonë dhe përballë tifozëve tanë. Janë të gjitha kushtet për të marrë maksimumin. Dhe kjo, për një arsye më tepër, sepse jemi më të kompletuar. Na janë rikthyer të gjithë lojtarët e dëmtuar. Do të kemi vetëm dy mungesa, atë të Laçkës dhe mbrojtësit Hoxha”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"