“Përballja ndaj Anglisë, më shumë sesa thjesht një ndeshje”/ Drejtori Bierhof flet “pa doreza”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 18:30

“Përballja ndaj Anglisë, më shumë sesa thjesht një ndeshje”/ Drejtori Bierhof flet “pa doreza”

Oliver Bierhof në rolin e drejtorit të kombëtares së “Pancerave” ka dalë përpara mediave dhe është shprehur optimist mbi pritshmëritë e përfaqësues së vet ndaj “Tre Luanëve”:

1387075310

“Takimi ndaj Anglisë nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme, pasi vendësit do të kërkojnë dëshpërimisht të fitojnë pas humbjes në sfidën e fundit, aq më tepër në rolin e pritjes, përpara tifozërisë së tyre. Por kjo nuk do të thotë se përfaqësuesja jonë do të shkojë thjesht si vizitor, pavarësisht se objektivi është i përfunduar.

Jam i bindur se në rast suksesi ndaj anglezëve do të rriste shkallën e motivimit përpara fillimit të Botërorit. Askush nuk duhet ta harrojë se duelet mes këtyre dy përfaqësueseve kanë sjellë emocionet, madje duke shkuar më shumë sesa thjesht një ndeshje futbolli”, përfundoi mes emocionesh Bierhof.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"