Përballja mes Partizanit dhe Dinamos, ja kush do të arbitrojë derbin e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 12:22

Përballja mes Partizanit dhe Dinamos, ja kush do të arbitrojë derbin e kryeqytetit

FSHF ka vendosur t’i kushtojë rëndësi derbit mes Partizanit dhe Dinamos, që luhet sot në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

hgdj

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Enea Jorgji, jo më i pëlqyeri në kampin e kuq, ku në të shkuarën ka pasur edhe reagime publike nga drejtuesit ndaj tij. Elbasanasi do të ketë asistentë Ridigert Çokajn nga Lezha dhe Nertil Bregasin nga kolegjiumi i Tiranës.

Në VAR do të survejojnë Florjan Lata dhe Xhuljo Mani. Jorgji gjykoi edhe derbin e parë mes këtyre dy ekipeve, ku Partizani fitoi 1-3 në Elbasan. Përveç kësaj, ai ka arbitruar edhe tri ndeshje të tjera të Dinamos në këtë sezon. Partizanin e ka gjykuar edhe ndaj Vllaznisë në Shkodër (0-0).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"