Përballja me shokët, Shkriniar premton maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 20:57

Përballja me shokët, Shkriniar premton maksimumin

Milan Shkriniar ka lënë pas një situatë jo të lehtë për të, pasi e pa veten në tribunë ndaj Atalantës, fill pasi u konfirmua akordi i tij me PSG-në për transferimin në verë.

Milan Skriniar (foto Facebook Inter)-2

Por në një situatë të tillë, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, duke ditur që duhet të përfundojë sezonin me zikaltrit, sllovaku ka dashur të sqarojë gjërat me grupin zikaltër. Fillimisht ka takuar liderët e dhomës së zhveshjes nga Handanoviç te Lukaku dhe më pas gjithë pjesën tjetër të skuadrës, ndaj të cilëve ka komunikuar qëndrimin e tij.

Profesionalizëm dhe premtim për të dhënë maksimumin në këta pak muaj të mbetur ka qenë ajo që ka transmetuar mbrojtësi, që mund ta shikojë veten titullar të dielën si një mundësi për ta inkurajuar për vazhdimësinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"