Përballja me Butrintin, flet trajneri i Pogradecit: S’ka më ngërç psikologjik, sot luajmë vetëm për 3 pikët
Ardjan Abazaj pret vetëm fitoren kundër Pogradecit, ndeshje që luhet sot në orën 14:00 në “Gjorgji Kyçyku”. Trajneri mendon se lojtarët kanë dalë nga ngërçi psikologjik.
“Duke analizuar ndeshjen e humbur me Turbinën, them se ajo erdhi si rezultat i gabimeve që ne bëmë në fushë, por edhe për arsye të tjera që nuk varen nga ne.
Jemi stërvitur mirë këto dy ditë dhe kemi vlerësuar si duhet sfidën e radhës. Pas këtij ngërçi psikologjik, ekipi do të çlirohet në ndeshjet në vazhdim.
Jam i bindur për faktin se të mitë kanë shumë cilësi. Sot, ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore. Është i vetmi rezultat që na bën punë për vetë pozitat në të cilat ndodhemi”, tha Abazaj për gazetën.
Sakaq, ekipit sot i mungon mbrojtësi Tako.
REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"