Përballja Holandë-Argjentinë, Van Dajk: Mesi i paparashikueshëm, por nuk ka sfidë brenda sfidës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 10:10

Përballja Holandë-Argjentinë, Van Dajk: Mesi i paparashikueshëm, por nuk ka sfidë brenda sfidës!

Virxhil van Dajk do të ketë të premten detyrën e vështirë të të mbajturit larg portës së tij Lionel Mesin dhe sulmuesit e rrezikshëm të Argjentinës. Kapitenit holandez nuk i mungon eksperienca edhe pse e ka Botërorin e tij të parë dhe sigurisht që tek ai janë të varura një pjesë e madhe e shpresave të “Tulipanëve”, por për mbrojtësin ajo që do të ketë rëndësi është skuadra pavarësisht se e pranon cilësinë e 10-ës argjentinase.

VAN DAJK

“Është e vështirë me një si Mesi, pasi kur skuadra kundërshtare sulmon ai është duke ndenjur në një cep dhe pastaj e gjen te porta jote.

Duhet që të jemi shumë të mprehtë në organizimin e mbrojtjes, pasi ata e kërkojnë gjithmonë Mesin për të vënë në vështirësi rivalët dhe për të synuar kundërsulmin”, u shpreh Van Dajk, që më pas komentoi sfidën brenda sfidës.

“Nuk jam unë kundër tij, ose Holanda përballë Mesit, por është Holanda kundër Argjentinës. Askush nuk mund t’ia dalë i vetëm në një ndeshje të tillë dhe duhet të krijojmë një plan të mirë për të mbërritur rezultatin që duam.

Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, por jemi të bindur që mund t’ia dalim”, përfundoi kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"