Përballja e dytë në 3 ditë, Kombëtares së Shkëmbit i “rrëshket” fitorja në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 21:40

Përballja e dytë në 3 ditë, Kombëtares së Shkëmbit i “rrëshket” fitorja në minutën e 95-të

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Bledi Shkëmbi luajti ndeshjen e dytë në harkun kohor të 3 ditëve ndaj bashkëmoshatarëve të Maltës. 

U19-shqiperia

Në duelin e datës 20 kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-1, ndërkohë që mbrëmjen e sotme barazuan me rezultatin 2-2. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga sulmuesi Frederik Tosku në minutën e 18-të. Talenti shqiptar i cili aktivizohet në radhët e Çezenës U-19 në futbollin italian u dha avantazhin kuqezinjve në pjesën e parë.

Maltezët ndërkohë vendosën baraspeshën në minutën e 75-të me an të të Xerrit, në minutën e 89-të, ishte sulmuesi i Laçit, Olsi Myrta, ai që gjeti sërish avantazhin për Shqipërinë, por kjo nuk mjaftoi, pasi në minutën e 95-të, Malta arriti të barazonte me Kamilerit, duke bërë që dueli të mbyllet me shifrat 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"