Peralta, kundër së shkuarës: E ndëshkoj unë Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 13:11

Peralta, kundër së shkuarës: E ndëshkoj unë Elbasanin

Vora nuk ka në plan që të ndalet dhe sidomos në shtëpi. Presin sot në orë 13:30 Elbasanin dhe llogaritë janë të qarta: të fitojnë dhe afrohen me kreun. 

peralta

Ariel Peralta Romero nuk e quan të pamundur marrjen e pikëve, ndonëse vlerëson kundërshtarinAutori i golit të fitores ndaj Besës, sheh vetëm vazhdimësinë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, paraguaiani mundohet që t’i japë zemër skuadrës së tij.

“Me atë gol që i shënova Besës, i dhashë skuadrës fitoren e kthesës. E megjithatë, tani dua të ndëshkoj kundërshtarin e radhës. Në Elbasan kam luajtur për herë të parë kur erdha në Shqipëri… Më pas kam luajtur te Devolli dhe Gramshi, derisa gjata Vorën. Më pëlqen shumë vendi juaj dhe sidomos Vora. Në këtë klub kam gjetur gjithçka. Ngrohtësinë dhe respektin e të gjithëve. Këtu kam shansin që të kap Superioren, ndaj premtoj maksimumin. Dua ta nis karrierën time elitare nga këtu. Për t’u ndalur te përballja me Elbasanin, dëshiroj shumë që ta bëjmë tonën këtë ndeshje dhe avancojmë drejt kreut. Luajmë në shtëpi, por për fat të keq, nuk do i kemi tifozët në krahë. Janë dënuar me 4 ndeshje dhe më vjen shumë keq që do ta humbasin spektaklin e kësaj përballjeje”, përfundoi sulmuesi 20-vjeçar.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"