“Për 4 vite kemi qenë spektakolarë, Katari shumë pranë”, Kejn: Italia, test për të përgatitur Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 14:16

“Për 4 vite kemi qenë spektakolarë, Katari shumë pranë”, Kejn: Italia, test për të përgatitur Botërorin

Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, nuk është i shqetësuar më shumë për rënien e Anglisë nga Liga A sesa Botërori që është në prag. Prandaj dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve për “Tre Luanët”, ajo e sotmja kundër Italisë dhe Gjermanisë tri ditë më vonë në “Wembley” do të shërbejnë si teste në prag të Kupës së Botës. Sulmuesi i Totenhemit, i cili është autori i golit të vetëm që ishullorët kanë shënuar në këtë turne, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nga “San Siro” në konferencën për shtyp bashkë me trajnerin Garet Sauthgejt.

KEJN 1

Katër ndeshjet e fundit nuk kanë shkuar mirë, mendoni se ndaj Italisë mund të korrigjoni?

Sigurisht, ne duhet të nisim të luajmë mirë. Për katër vite kemi qenë spektakolarë dhe e dimë që ndeshjet e fundit në qershor nuk ishin pozitive. Por jemi përgatitur për të menaxhuar më mirë këto dy muaj që na ndajnë nga Kupa e Botës. Takimi me Italinë nuk do të jetë aspak i lehtë, por ne duam ta fitojmë këtë ndeshje për të mbërritur më mirë në Botëror.

Cili ka qenë problemi i ndeshjeve të fundit?

Ne kemi luajtur përballë skuadrave më të mira dhe të premten do të luajmë sërish me një prej tyre. Ndeshja me Italinë do të jetë shumë e dobishme sa i përket Botërorit. Duhet të provojmë të imponojmë lojën tonë dhe kjo ndeshje do të na shërbejë për t’u stërvitur më mirë.

Fakti që jeni në vendin e fundit në klasifikim peshon në humorin tuaj?

Kemi folur brenda skuadrës për këtë rënie të mundshme, por ka ende edhe dy ndeshje. Rënia është e mundur, por nuk duhet që të ndikojë në vendosmërinë tonë me të cilën duhet të zbresim në fushë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"