Pep-gazetarëve: Mbyllni gojën kur flisni për Halandin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 16:25

Pep-gazetarëve: Mbyllni gojën kur flisni për Halandin!

Pep Guardiola ka shkëmbyer disa batuta me gazetarët në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Brentfordin, fituar 1-0 nga Siti, siguruar falë golit të Erling Halandit. Sulmuesi norvegjez u kryqëzua për mungesën e golit të ndeshjen e fundit, ku ai vendosi rekordin e humbjes së më shumë rasteve që kur është në Angli.

guardiola haland

Por të martën 23-vjeçari shënoi golin e 17-të në Premier Ligë. Dhe Pep tha se kushdo që vinte në dyshim sulmuesin e tij duhet të mbyllte gojën. “Kur unë isha i ri, nuk isha gazetar, por një shok i vjetër më tha se ‘golashënuesit më të mirë shënojnë shumë gola, kështu që mos kritiko, sepse ai do të të mbyllë gojën’”, tha Guardiola.

Pasi mbrojti Halandin, tekniku katalanas thumboi gazetarët, pasi ata e pyetën nëse është më mirë të jesh trajner apo gazetar: “Unë jam një menaxher. Jeta ime është më e mirë se e juaja. Por nuk kam asgjë personale me ju”.

Duke vazhduar më tej për vuajtjet e fundit të Halandit, ai shtoi: “Herët a vonë ai është atje. Ka qenë dy muaj jashtë, ka humbur gjyshen, nuk është e lehtë për një njeri. Nëse do të më duhej të zgjidhja një lojtar për të marrë përsipër një shans, do të zgjidhja pikërisht atë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"