Penalltitë “ters” për Partizanin, regjistrojnë 4 humbje radhazi
Një finale i ka të gjitha brenda, përfshirë edhe penalltitë. E kemi dëgjuar shpesh në opinionin sportiv, por edhe në bisedat që bëhen rëndom, se finalja e së dielës mund të vendoset edhe nga 11- metërshat prej faktit se përballen dy skuadra të barabarta dhe ndoshta të ndrojtura në lojë.
Mbetet për t’u parë nëse kjo ndeshje do të ketë një rrugëtim të tillë, por duhet thënë se precedentët e viteve të fundit nuk i shkojnë në favor Partizanit nëse gjithçka caktohet nga 11 metrat. Katër ndeshjet e fundit në të cilat Partizani ka gjuajtur penallti, kanë rezultuar me eliminim për të kuqtë.
Tri raste janë në Kupë respektivisht kundër Laçit, Vllaznisë dhe Kukësit së fundmi, teksa një është kundër Saburtalos (sot Iberia 1999). Triumfi i fundit nga pika e bardhë daton në vitin 2016 në atë triumf historik me Ferencvaroshin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"