“Penallti e saktë, i futet në sparkatë”, Mehmeti flet pas fitores me Flamurtarin: Mund të dilja unë kampion me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 21:20

“Penallti e saktë, i futet në sparkatë”, Mehmeti flet pas fitores me Flamurtarin: Mund të dilja unë kampion me Partizanin

Dinamo mposhti Flamurtarin në Vlorë falë një penalltie të akorduar në minutën e 82′ të cilën Denison e ekzekutoi në mënyrë perfekte. Pas ndeshjes foli trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti. Ai u shpreh se penalltia ishte e saktë dhe se nuk dëshiron që të krijoj konflikt.

bandicam 2023-03-20 19-24-06-616

“Kuptohej që kjo ndeshje do të kishte presion psikologjik, ne vinim nga një ndeshje jo e mirë, pritej të mos kishte spektakël. U mundova të marr maksimumin, falënderoj djemtë për mënyrën si janë sjellë dhe më kanë ndjekur. Ishte një ndeshje e barabartë, në mesfushë dhe shumë pak drejt portave përkatëse. Ndeshje të tilla me kaq tension ndahen nga situata të veçanta.

Penalltia? Po ta shikosh, normalisht Qarri ka ndërhyrë të topi dhe këmba e sulmuesit tonë dhe mendoj se, nuk jam arbitër, por është e saktë që është penallti për mendimin tim. Nuk ka pse të ndërhyjë, prish ekuilibrin e sulmuesit tonë, kanë qenë të dy për topin. Ky është mendimi im pastaj. Nuk jam pjesë e gjykimit dhe nuk dua të krijoj konflikte.

Barushin e kam drejtor dhe nuk komunikoj në pjesën teknike, ai është më i saktë në këtë pjesë. Përderisa i kam kërkuar edhe ndeshjen me Apoloninë që më është anuluar gol dhe nuk kemi bërë replika, i kemi videot, nuk na është dhënë penallti, tani çfarë të themi? Ky është futbolli dhe duhet të pranojmë verdiktet e fushës, edhe arbitrat janë njerëz dhe në të qindtat e sekondës marrin vendime shumë të rëndësishme, edhe unë nuk u ankova me Apoloninë, çfarë të them. Edhe unë pretendoj me Apoloninë, kërkoj që më është anuluar një gol i pastër dhe nuk më është dhënë një penallti.

Futet qendërmbrojtësi në spërkatë me takë te sulmuesi. Jo po kapi topin… çfarë të them unë tani… Ai e shtriu në tokë me takë. Çfarë të them më shumë.

Kisha përgatitur skuadrën duke pasur parasysh që Flamurtari kishte kualitete shumë të mira, e prita dhe mora masat te pikat e forta dhe e godita te pikat e dobëta. U mundova ta kapja në kundërsulm, edhe pse doli jashtë parashikimeve duke kërkuar sulmin në thellësi, por e rregullova në pjesën e dytë. Në futboll duhet të jesh në ekuilibër dhe i kujdesshëm në detaje.

Janë edhe 6 ndeshje, asgjë nuk ka mbaruar, kemi fituar një beteje por të ardhshme janë shumë të vështira. Për këtë jeni të bindur se ka shumë rivalitet, të gjitha skuadrat janë në lojë, asgjë nuk ka mbaruar. Nëse e mendojmë se ka mbaruar, bëjmë gabim të madh e fatal. E patë që edhe Apolonia bëri atë që ishte e papritur. Nuk më del e keqja me ta sepse ta përgatitësh ndeshjen dhe të vijnë tre herë te porta është e çuditshme. Kështu është futbolli, ta merr një javë më parë e ta jep këtu.

Partizani apo Tirana kampione? Po pse ma bëni këtë pyetje, e dini që unë do të doja me 100% tim që ta marrë Partizani. Pavarësisht se mund ta kisha marrë edhe vetë. Vitin tjetër? Të rrimë me këmbë në tokë, të marrim një herë këtë të Kategorisë së Parë më poshtë”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"