Paulo Dibala kërcënon Juven: Dua 3 milionët deri në prill ose…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 17:39

Paulo Dibala kërcënon Juven: Dua 3 milionët deri në prill ose…

Pasi provoi që ta vërë në vështirësi në fushë, kur u përball si kundërshtar dhe i mundi me Romën (1-0), në fazën e parë, Paulo Dibala mund të shtojë edhe më shumë dozën e rrezikshmërisë ndaj Juventusit.juventus-dybala

Klubi bardhezi edhe pse është në një pozicion shumë delikat, mes dy teheve të çështjeve të plusvalencave dhe të pagave të fshehura të periudhës COVID, tashmë i duhet të përballet edhe me kërcënimin e ish-numrit 10. Argjentinasit i takojnë ende 3.7 milionë euro paga të prapambetura nga Juventusi dhe ka ardhur ora që ato t’i kërkojë në xhepat e tij brenda muajit prill, përndryshe avokati i tij është gati për sulm. Madje, deri tani, vetëm Dibala ka lëvizur mbi këtë çështje, duke qenë se kur ai është thirrur të deponojë në gjykatë, për këtë çështje është shprehur hapur: “Nuk e mbaj mend kur e kam marrë rrogën e fundit nga Juventusi, por di që ata më detyrohen ende disa rroga të prapambetura. Ndonëse nuk jam shumë i sigurt mbi shifrën konkrete, ajo duhet të jetë rreth 3 milionë euro.

Kur nënshkrova marrëveshjen për spostimin e pagesave të rrugës, e dija se kisha ende një kontratë dhe madje, për të heshtur pagat do të na jepeshin edhe me një rritje konstante, duke qenë se pranuam paktin. Di gjithashtu se afati për këto pagesa është brenda prillit, prandaj nëse Juvja nuk i përmbahet akordit avokati im është gati me të gjitha provat që të lëvizë, ndonëse unë shpresoj që të mos arrijmë te përballja gjyqësore”, ka deklaruar Dibala përpara gjykatësve. Dhe Juventusi është i paralajmëruar, pasi avokati i tij, Luka Ferrari, i ndihmuar edhe nga menaxheri i argjentinasit, ka në dorë letrat “Prisma”, më saktë dy letra. Në të parën ishte kontrata për heqjen dorë të pagave, e plotësuar edhe me firmë, datë e vulë të klubit, ndërkohë që në të dytën ishte letra tjetër pa asnjë datë, të cilën Dibala e firmoste për të ruajtur sekretin, se paratë që i takonin do t’i merrte, por ai dhe askush nuk duhej të fliste që rrogat nga të cilat nuk u hoq kurrë dorë nga juventinët, të mos futeshin në bilanc, për të mbyllur gropën e madhe ekonomike në Torino, në përudhën e pandemisë, mars 2020.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"