Patrik Bordon, sulmuesi i ri i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2013 | 15:30

Patrik Bordon, sulmuesi i ri i kuq

Patrik Bordon 2Patrik Bordon është blerja më e re e Partizanit. Lojtari slloven luan në repartin e sulmit, aty ku të kuqtë kanë shfaqin më shumë mangësi në testet miqësore të zhvilluara në prag të sezonit të ri. 25-vjecari ka arritur marrëveshjen financiare me drejtuesit e Partizanit dhe më pas është prezantuar krah trajnerit Hasan Lika. Ai e filloi karrierën e si futbollist shumë i ri, në Koper, me ekipin slloven të divizionit të parë. Në vitin 2007, me këtë klub fitoi për të dytin vit radhazi Kupën e Sllovenisë, duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në fazën e parë të Kupës UEFA (2007-2008). Bordon i luajti të dyja ndeshjet e Kupës UEFA, raundi i parë, kundër boshnjakëve të Shiroki Brijeg, pastaj në gusht 2007 u zhvendos te Lece. Me skuadrën italiane vetëm u trajnua, ndërsa vitin e ardhshëm u huazua tek ish-klubi i tij, gjithashtu fitoi edhe të drejtën për t’u bërë pjesë e kombëtares U-21 të Sllovenisë. Pastaj, më vonë, u transferua në Taborin Sezana, para se të kthehej në Slloveni. Në verën e vitit 2010 zhvendoset sërish në Itali, ku luajti për një skuadër në Seria D. Në verën e vitit 2011 u transferua në kategorinë e tretë të Norvegjisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"