Pasojat e merkatos së verës, Erzenit i mungon një qendërsulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 21:31

Pasojat e merkatos së verës, Erzenit i mungon një qendërsulmues

Erzeni të dielën luan kundër Teutës në transfertë ndeshje kjo e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Shijakasit do të kërkojnë fitoren, pasi vijnë nga dy paraqitje që e kanë bërë “dramatike” situatën.

F.Hazisllari

Dy humbje kundër Skënderbeut e Kukësit, të cilat i kanë kushtuar pikë, por jo vetëm. Kosto ka dhe në gjendjen psikologjike të tyre. Vlen për t’u theksuar dhe analizuar një prej problematikave më të dukshme. Klubi vijon që sulmin ta ketë “të sajuar”. Reparti ofensiv, sidomos qendra e sulmit, ka në krye Mihanën, që është lojtar i shpejtë dhe i lëvizshëm, por jo natyralist në ato që dhuron. Më tepër bëhen të rrezikshëm me daljet e Maliqit apo ndihmës së kapitenit Peposhi nga krahët, duke e bërë kështu që kontributi i qendrës të zbehtë. Erzeni ka afruar shumë lojtarë në merkato, emra që po japin vërtet kontribut, por ajo që mbetet në pikëpyetje është çështja e qendrës së sulmit.

Alasane Kulibali ishte emri që të gjithë shpresonin që mund të ishte një pikë referimi dhe ndryshimi drejt suksesit, por akoma nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me të. Ardhja e tij, por jo vetëm, mund të ishte një tregues që ndërtimi i këtij grupi nuk po lihet në shpresat e përshtatjes së lojtarëve me pozicione që nuk i përkasin. Sa i përket situatës në skuadër, dihet tashmë që në ndeshjen e radhës do të mungojë për shkak kartonësh qendërmbrojtësi Nehar Sadiki. Trajneri Deliallisi ka në dispozicion për këtë pozicion vetëm Atandën dhe Kacbufin, të cilët priten titullarë të dielën.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"