Pashja: E vështirë me Flamurtarin, por jemi të dënuar për rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2023 | 12:35

Pashja: E vështirë me Flamurtarin, por jemi të dënuar për rezultat

Besa ka marrë vetëm katër pikë pas gjashtë javësh të luajtura.

Pashja

Kjo situatë aspak normale në këtë start kampionati e bën të domosdoshme rezultatin pozitiv ndaj Flamurtarit, në ndeshjen që do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin e Luzit. Trajneri Lorenc Pashja, në prononcimin për “Panorama Sport”, gjen si shkak mungesën e përvojës dhe presionin psikologjik mbi lojtarët e rinj.

“Në këto 6 javë ekipi ka treguar ulje-ngritje në lojën e tij. Nëse me Lushnjën luajtëm mjaft mirë, në Fier merituam fitoren. Nuk mbeta i kënaqur nga sfida në Peshkopi dhe aq më tepër në Burrel. Kjo luhatje vjen nga presioni psikologjik që ndiejnë lojtarët, nisur nga mosha e re, por edhe mosadministrimi i momenteve të caktuara të ndeshjes. Nuk mungon dëshira, as lufta dhe grinta, por druhem se do të duhet edhe pak kohë që grupi të besojë më shumë te mundësitë dhe aftësitë që ka. Në këto kushte ku ndodhemi, jemi të detyruar që ndaj Flamurtarit të futemi në fushë me objektiv të vetëm fitoren. Vlonjatët kanë një ekip me lojtarë superiorë dhe me përvojë, kështu që do të jetë mjaft e vështirë. E përsëris se mundësitë tona reale janë të mundim këdo, nëse luajmë si në Fier apo me Lushnjën”, deklaroi Pashja.

Sot ndaj Flamurtarit, Besa do të vuajë mungesën e Sulovarit të dëmtuar.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"