Pasardhësi i Alegrit/ Bien kuotat e Kontes, por Tiago Mota reziston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 22:35

Pasardhësi i Alegrit/ Bien kuotat e Kontes, por Tiago Mota reziston

Pas letrës së hapur të padronit bardhezi, Xhon Elkan, në të cilën nuk përmendej në asnjë rresht emri i Masimiliano Alegrit, ka bërë që kuotat e shkarkimit të Alegrit të bjerë nga 10 në 1.9, ndërkohë që është ulur ndjeshëm ajo e pasardhësve të tij.

alegri

Kompanitë e basteve, duke iu referuar edhe ekspertëve të mëdhenj të merkatos, tashmë japin thuajse të sigurt rikthimin në stol të Antonio Kontes, duke parë edhe daljet e shpeshta të këtij në media ku kërkon një tjetër shans në Torino, apo edhe të ishndihmësve të tij.

Por ndërkohë edhe ideja Tiago Mota reziston, ndonëse trajneri i Torinos kuotohet me koeficient 2.75. Ndërkohë, emri i tretë në listë është ai i Vinçenco Italianos, së Fiorentinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"