Pas Nejmarit dhe Ronaldos, Jori Delli zbulon emrin e një tjetër futbollisti të njohur që e ka ngacmuar: Ishte i sjellshëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 15:55

Pas Nejmarit dhe Ronaldos, Jori Delli zbulon emrin e një tjetër futbollisti të njohur që e ka ngacmuar: Ishte i sjellshëm!

Jori Delli është një nga banorët e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej natës kur u bë pjesë e shtëpisë së “BBVIP” ku u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të “Top Channel”.

Së fundmi, teksa bisedonte me Gertin dhe Kristin, Jori ka përshkruar se si e shikon ajo mashkullin e saj ideal.

Ndërkohë që bisedonin për emra të njohur, si futbollist të ndryshëm, Jori ka thënë se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë sulmuesi Mario Baloteli.

Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen , por e konsideron “të sjellshëm”.

Dikur, Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Nejmar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokratë, e më pas Nejmar e Kristiano nisin dyluftimin me shpata. Gjatë një bisede me Dean, Jori ka treguar historinë se si ish- i dashuri i saj është bërë xheloz për Kristiano Roanldon dhe se si ky i fundit e ka ngacmuar atë.

“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Kristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjymë milioni ose një million. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Kristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’, u bë xheloz.

I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Xheorxhinën. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm në qoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Nejmari u tregua super profesionit, Ronaldo më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrenda sepse smund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”.- tregoi modelja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"