Pas humbjes në derbin me Burrelin, Korabi prezanton sulmuesin që vjen nga Kanadaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 21:48

Pas humbjes në derbin me Burrelin, Korabi prezanton sulmuesin që vjen nga Kanadaja

Korabi mbetet një nga skuadrat stabël në Kategorinë e Parë, ku në sezonet e fundit dibranët kanë “flirtuar” shpesh me ngjitjen ën Superiore. Kjo gjë synohet edhe këtë edicion, ku skuadra e trajnerit Shpendi Kumbarçe ndodhet në zonën “play off”.

egzon jetishi korabi

Drejtuesit e Korabit kanë rezultuar të suksesshëm në zbulimin e talenteve, të cilët pasi janë promovuar kanë kaluar me skuadra me emër. Në kuadrin e kësaj politike, dibranët afrojnë lojtarë me moshë të re dhe me perspektivë. Shpresohet që i tillë të rezultojë edhe afrimi më i fundit në merkaton e dimrit, Egzon Jetishi, që vjen nga Kanadaja.

Korabi e ka prezantuar sulmuesin përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”: “Egzon Jetishi, zyrtarisht pjesë e KF Korabit! Klubi i Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Egzon Jetishi. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin, ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për vitet e ardhshëm. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit! Karriera: Cavarly FC (Kanada)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"