Pas finales së Championsit vjen momenti i Juventusit, mediat italiane zbulojnë rreziqet që e presin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 14:59

Pas finales së Championsit vjen momenti i Juventusit, mediat italiane zbulojnë rreziqet që e presin

Juventusi është ende në ankth për shkak të një përjashtimi të mundshëm nga UEFA dhe menjëherë pas finales së nesërme, Juventusi do të jetë në pritje të një vendimi. Gjasat janë të mëdha që torinezët të përjashtohen nga Europa për sezonin tjetër, megjithatë ka vend për shpresë.

JUVENTUS

Fakti që drejtuesit e rinj e pranuan gabimin dhe arritën në marrëveshje me Prokurorinë, duke paguar një gjobë, i bën drejtuesit të shpresojnë që as nga UEFA nuk do të vijë një dënim, ose të paktën të jetë një dënim minimal.

Juventusi është kualifikuar për në Ligën e Konferencës dhe në rast të një përjashtimi, do të mungonte në Europë. Në Spanjë publikuan pak ditë më parë se mund të dënohet me 5 vite por bardhezinjtë hoqën dorë nga Superliga dhe me të gjitha këto, shpresojnë që të marrin vetëm një gjobë monetare ose të paktën vetëm 1 vit përjashtim nga Europa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"