Pas Europianit historik, mundja rikthehet nesër me përballjet e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 17:36

Pas Europianit historik, mundja rikthehet nesër me përballjet e Kupës së Shqipërisë

Pas pjesëmarrjes me rezultate historike në Kampionatin Europian, mundja shqiptare rikthehet të shtunën me kompeticionet kombëtare, teksa në sallën “Farie Hoti” në Tiranë do të mbahet Kupa e Shqipërisë për të rritur.

mundja

Në aktivitetin e organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes do të marrin pjesë skuadra nga e gjithë vendi, teksa sfidat premtojnë emocione dhe rivalitet.

Kupa do të nisë në orën 09:00 me ndeshjet kualifikuese, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet një ceremoni pritjeje për dy heronjtë e Europianit të Bukureshtit, medalistin e artë Islam Dudaev dhe nën-kampionin Zelimkhan Abakarov.

Më tej do të vijohet më duelet finale për aktivitetin e dytë më të rëndësishëm në rang kombëtarë.

ARTIN LLESHAJ -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"