Partneret e lojtarëve anglezë të frikësuara, gati të paguajnë shifrën marramendëse për truproja në EURO 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 23:05

Partneret e lojtarëve anglezë të frikësuara, gati të paguajnë shifrën marramendëse për truproja në EURO 2024

Bashkëshortet e futbollistëve të kombëtares angleze janë gati të paguajnë rreth 100,000 paund për roje personale, në mënyrë që të jenë të mbrojtura sa më shumë gjatë Europianit që do të zhvillohet në Gjermani.

sdffdsfdsfdsfdfsdfssfd

Sipas një artikulli të publikuar nga “The Sun”, kjo vjen pasi ato frikësohen nga mundësia e lartë e sulmeve terroriste që mund të ndodhin gjatë zhvillimit të Europianit. Gratë e Meguajër dhe Pikford kanë qenë të parat të cilat kanë marrë këtë nismë, dhe më pas janë shtuar edhe ato të Sakas dhe Grilish. Thuhet se ata do të paguajnë ish-ushtarakë, që të kenë truproje sa më të specializuar rreth tyre.

Në Botërorin e shkuar, ata kanë qenë të mbrojtur nga rojet e Federatës në Katar, por kësaj here gjerat do të ndryshojnë. Sipas tyre, nëse mbrohen nga ish-ushtarakë, do të kenë mundësinë të jenë më të lirshme dhe të njëjtën kohë më të qeta, sepse rojet do të jenë të specializuar për çdo lloj rreziku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"