Partizanit i kthehet një sulmues, tani Shehi ka më shumë alternativa për t’i dhënë fund krizës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 16:01

Partizanit i kthehet një sulmues, tani Shehi ka më shumë alternativa për t’i dhënë fund krizës

Partizani vijoi dje në mesditë përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Kukësit në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Trajneri Shehi në këtë ndeshje pritet të ketë një skuadër më të plotësuar dhe me më shumë mundësi për të ndërtuar një formacion më të fortë se ai i Korçës, ku e lanë fushën me humbje.

PARTIZANI

Tedi Cara dhe Maget Gueje janë gati për këtë sfidë dhe nisur nga ndikimi që kanë në lojën e ekipit, priten titullarë. Bintsuka po përpiqet të rrisë formën dhe të rregullojë statistikat në funksion të ekipit dhe të vetes.

Mba duhet ta bëjë gjithashtu, teksa Albers Keko po e merr veten shumë shpejt fizikisht dhe debutimi pritet të vijë në një nga dy betejat e radhës me verilindorët. Skuka dhe Mensah mungojnë në këtë ndeshje për shkak dëmtimesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"