Partizani tregon “dhëmbët” në ndeshjen miqësore, fiton me goleadë ndaj Luzi 2008

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 19:25

Partizani tregon “dhëmbët” në ndeshjen miqësore, fiton me goleadë ndaj Luzi 2008

Partizani ka mposhtur në ndeshjen miqësore Luzi 2008 me rezultatin 6-1.pa

Fillimisht sfida u zhbllokua nga kavajasit por më pas Mba barazoi shifrat. Ai që dyfishoi shifrat duke kaluar në avantazh Partizanin ishte Tedi Cara.

Në pjesën e dytë të sfidës të luajtur në kompleksin “Partizani”, “demat” shënuan 4 gola të tjerë. Nako realizoi dygolësh, ndërsa autorët e tjerë ishin Sembene dhe Zekolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"