Partizani, rekordmen për vendet e dyta/ Ja sa herë kanë dalë nënkampionë “Demat e Kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 20:56

Partizani, rekordmen për vendet e dyta/ Ja sa herë kanë dalë nënkampionë “Demat e Kuq”

Partizani është rekordmen i vendeve të dyta. Klubi i kuq që nga viti i themelimit numëron plot 22 vende të dyta në Kategorinë Superiore, i fundit në këtë sezon në finalen e humbur përballë Egnatias të dielën në “Air Albania”.

partizani

Asnjë skuadër tjetër nuk regjistron një ecuri të tillë, që përtej anës negative, vërteton edhe faktin se klubi i kuq për një periudhë prej thuajse katër dekadash ka qëndruar në majë, duke luftuar për titullin kampion.

Bilanci është 17 herë kampion në total. Edhe në Kupë statistikat janë të vështira për t’u kapërdirë, sepse të kuqtë numërojnë plot 8 finale të humbura të këtij kompeticioni. Këtë sezon të kuqtë fituan Superkupën, në llogari të edicionit të shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"