Partizani la jashtë Çanin, lista e Europës zbulon edhe “divorcin” e një tjetër futbollisti

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 7, 2018 | 13:34

Partizani la jashtë Çanin, lista e Europës zbulon edhe “divorcin” e një tjetër futbollisti

Milan Kulum nuk do të jetë pjesë e Partizanit, ndonëse mesfushori u përgatit me ekipin në seancat e kryera deri më tani për përfaqësimin në Europë. Largimi i serbit është zbuluar nga lista e federimeve që klubi ka depozituar në UEFA për dy sfidat me Mariborin.

lista

Në dallim nga Çani, për të cilin u tha se u la jashtë listës për zgjedhje teknike, Kulum quhet i larguar përfundimisht. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin pas kthimit të skuadrës nga Ohri, kështu që “divorci” mes palëve është final. Serbi iu bashkua Partizanit në merkaton e janarit, por luajti vetëm 306 minuta në kampionat. Kulum është aktivizuar në 11 takime, dy herë titullar ku në një rast u ndëshkua me karton të kuq, në takimin e fazës së tretë me Kukësin, ndërsa në nëntë raste ka qenë si zëvendësues.





www.minuta90.com