“Partizani ka të rinj, është i ndërtuar mirë”, ish-kapiteni Nexhipi bën parashikimin e tij: Ja kush shkon në “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 21:08

“Partizani ka të rinj, është i ndërtuar mirë”, ish-kapiteni Nexhipi bën parashikimin e tij: Ja kush shkon në “Final Four”

Nderim Nexhipi, ka qenë spektator sot në tribunë në “Arenën e Demave” për ndeshjen mes Partizanit ku ai mbante dikur shiritin e kapitenit, dhe Kukësit ku ishte drejtor sportiv. Sot në rolin e spektatorit, ai ka analizuar shkurtimisht dy skuadrat, teksa ka bërë edhe parashikimin e tij se kush do të shkojë në “Final Four” në këtë edicion.

bandicam 2024-03-01 19-33-31-221

“Të them të drejtën ishte një ndeshje interesante, e të gjithë jemi koshient që gjendja e Kukësit nga java në javë po përkeqësohet. Por Partizani bëri detyrën e vet dhe mori tre pikë të rëndësishme.

Jemi pak më të lirë tani dhe po i shohim të gjithë dhe po shoh sa më shumë ndeshje që të mundem. Kam dëgjuar që te Partizani është një talent si Kote dhe po shpresojmë ta shohim më shumë në fushë dhe pres atë se kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Te Partizani e shohim që ka shumë të rinj që shfaqen nga java në javë, është i ndërtuar mirë dhe ka lojtarë të cilët pret edhe klubi që të dalin jashtë. Për këtë kam dëgjuar fjalë të mira dhe m’u bë qejfi që e pashë pak në fushë.

Kush shkojnë në “Final Four”? Besoj që Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe edhe pse tani Skënderbeu e ka mbajtur së fundmi vendin e katërt, besoj që deri në fund do jenë Dinamo ose Tirana ekipi i katërt”, tha Nexhipi për “MCN” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"