Partizani-Egnatia / Finale 1 milion euroshe, më e shtrenjta ndonjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 9:31

Partizani-Egnatia / Finale 1 milion euroshe, më e shtrenjta ndonjëherë

Kategoria Superiore do të ulë siparin të dielën me ndeshjen finale të “Final 4”, mes Egnatias dhe Partizanit.

Finalja-e-Superkupes-Partizani-Egnatia-9-scaled-1-2048x1152

Kjo ndeshje do të hyjë në histori si më e shtrenjta ndonjëherë në futbollin e vendit tonë. Kjo, për shkakun e thjeshtë se për ekipin fitues është gati një çek prej mbi 1 milionë eurosh. Fituesi i kësaj sfide do të përfitojë 10 milionë lekë të reja si shpërblim nga FSHF-ja, aq sa është edhe shpërblimi për ekipin fitues të kampionatit. Por të ardhurat kolosale vijnë nga UEFA.

Fituesi shkon në Ligën e Kampioneve dhe aty fitimet janë shumë të mëdha, pasi në bazë të formulës, për skuadrën kampione ka minimalisht 960 mijë euro të sigurta, edhe nëse nuk bëjnë asgjë në kompeticionet ndërkombëtare në ndeshjet që luajnë në këtë turne apo më pas në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"