Parashikimi i horoskopit 9 dhjetor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 8:16

Parashikimi i horoskopit 9 dhjetor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

horoskopi-2-1-1-3gdl39aeqouqvbma79d534

DASHI

Jeta juaj në çift do ecë më së miri gjatë kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohë partnerit dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për lidhje.

DEMI

Bashkëpunimi në çift do përforcohet edhe me tepër gjatë kësaj dite. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i zgjidhni ato sa më parë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

BINJAKET

Çastet intime do jenë edhe më të shumta gjatë kësaj dite kështu që shfrytëzojeni pa fund jetën tuaj në çift. Partneri mund t’iu bëjë edhe ndonjë propozim interesant.

 GAFORRJA

Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe, lidhjes suaj mund t’i vije fundi.

LUANI

Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit binjak.

VIRGJERESHA

Ditë shumë problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni zënka të njëpasnjëshme me partnerin dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Beqarët do jenë spontanë.

PESHORJA

Do jeni në formë të shkëlqyer sot dhe të gatshëm të bëni ndonjë çmenduri vetëm e vetëm që marrëdhënia në çift të jetë e shkëlqyer. Beqarët do jenë sharmantë.

AKREPI

Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe sita do kalojë për mrekulli sot për ata që janë në një lidhje. Megjithatë mos harroni t’iu kushtoni disa orë edhe miqve tuaj të ngushtë.

SHIGJETARI

Ditë me kontraste kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në qejf dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin dhe herë do debatoni ashpër me të.

BRICJAPI

Rutina do e pushtojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës të mërzitur. Mezi do prisni që dita të marrë fund. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare.

UJORI

Nëse ju dalin probleme në jetën tuaj në çift, mundohuni t’i zgjidhni ato sa më parë të jetë e mundur. Po i latë pas dore situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar.

PESHQIT

Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesantë që do iu joshin. Në mbrëmje partneri do ju surprizojë. Beqarët do kenë fat në dashuri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"