Paraqitja dinjitoze e Hysajt ndaj Milanit, shikoni notën dhe statistikat e mbrojtësit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 22:52

Paraqitja dinjitoze e Hysajt ndaj Milanit, shikoni notën dhe statistikat e mbrojtësit shqiptar

Lacio mposhti me rezultatin 4-0 Milanin në “Olimpico” në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A italiane. Titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.

hysaj5

Hysaj u gradua në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke bërë thuajse gjithçka mirë. Shqiptari u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Mbrojtësi kuqezi regjistroi 79 % të pasimeve të sakta, ndërkohë që fitoi 10 nga 15 duelet me kundërshtarët. Statistika tepër pozitive këtë për Hysajn.

hysaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"