PANKINA E DINAMOS/ Dritan Mehmeti e kaloi Di Biaxhon me gjysmën e ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 21:45

PANKINA E DINAMOS/ Dritan Mehmeti e kaloi Di Biaxhon me gjysmën e ndeshjeve

Me ndryshimin në stol, Dinamo duket se po ndryshon edhe fatin e sezonit. Blutë, me Dritan Mehmetin në krye, kanë grumbulluar 8 pikë në 4 ndeshje të luajtura, ndërkohë që në total kanë 15 pikë. Me më pak ndeshje se ish-trajneri Luixhi di Biaxho, 9 javë në stolin e kryeqytetasve, Mehmeti e kaloi atë për pikët e marra, me një mesatare prej 2 pikësh për ndeshje.

DINAMO

Për gjithë fazën e parë, Dinamo e drejtuar nga trajneri italian mori vetëm 7 pikë. Skuadra ka ndryshuar jo pak edhe në komponentët e tjerë. Dy ndeshjet e fundit portieri Sali e ka ruajtur rrjetën të paprekur, ndërkohë që më parë blutë pësonin një ‘thes’ me gola.

Këto shifra kanë bërë që ndryshimi të reflektohet menjëherë edhe në renditje dhe kjo është shumë e rëndësishme. Përpara është derbi me Partizanin dhe kuptohet që një tjetër rezultat i mundshëm pozitiv do ta kalonte Dinamon përfundimisht në një tjetër stad. Derbi i fazës së parë me Partizanin, i luajtur në Elbasan, u fitua thellë nga skuadra e kuqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"