“Padrejtësi, jemi ikonat e Italisë”, presidentit të Juves nuk i del e keqja pas ndëshkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 20:39

“Padrejtësi, jemi ikonat e Italisë”, presidentit të Juves nuk i del e keqja pas ndëshkimit

“Tymi” i drejtuesve te Juventusi pas ven dimit “vrastar” të Federatës Italiane të Futbollit mbi çështjen e plusvalencave në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” ende nuk është shuar, aq sa presidenti i tyre, Xhon Elkan, (aksionari më i madh te Juventusi) të prononcohej në rastin e përvjetorit të 20-të në vdekjen e Xhani Anjelit.

elkan anjeli

Kryefjala e këtij diskutimi, përtej arsyes, ishte pa dyshim “pastrimi” i imazhit të Juventusit në sytë e të pranishmëve dhe publikut italian. 46-vjeçari u përpoq të gjente degët e shpëtimit mbi arritjet e tyre në vitet e fundit në kupat vendëse, pas asaj goditjeje “nokauti”, në një moment të beftë nga pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve juventinë, edhe pse sirenat e alarmit kishin filluar të kumbonin në “Allianz Stadium”.

PRESIDENTI ELKAN- ”Padrejtësi është fraza më korrekte për të përkufizuar atë vendim të nxituar në dëmin e gjithëve, jo vetëm Juventusit. Duhet të jemi të drejtë dhe të pranojmë realitetin edhe pse disa nuk i lejon egoja dhe idealizmat e tyre.

Bardhezinjtë e kanë dëshmuar diktatin e tyre në dekadat e fundit në kupat e Italisë dhe emri ynë ka marrë përmasat e emblemës në futbollin italian. Statistikat flasin qartë, përgjatë 20 viteve të fundit “Zonja e Vjetër” ka festuar 11 kampionate, 6 Superkupa dhe 5 Kupa. Gjithashtu Botërori i 2006-ës i dha provat se ata ishin kthyer në makineri të pathyeshme, sigurisht me boshtin e lojtarëve nga Juventusi.

Ndonëse kjo nuk është e gjitha, pasi në gjirin tonë në Kupën e Botës të fundit, Juvja mbarti numrin më të lartë të futbollistëve të kurorëzuar (2). I them tifozëve dhe të gjithë kampit Juventin se ne nuk e kemi mbyllur çështjen në fjalë, rruga e këtij diskutim përçarës. Ne gjithmonë kemi shërbyer si zgjedhja e problemeve dhe jo ngjizja e tyre në kalvaret pa rrugëdalje.

Besoj dhe shpresoj se mund ta ndryshojmë aplikimin e këtyre politikave të gabuara organizative në organet e larta drejtuese të futboll, çka do t’i jepte mundësi lejimit të një loje më të ndershme në të gjitha versionet e saj”, përfundoi Xhon Elkan.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"