Pa terror me sy pas përfundimit të ndeshjes kundër Tiranës, rrëfehet futbollisti i Bylisit: U tmerrova, ja si më goditën me grusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 23:55

Pa terror me sy pas përfundimit të ndeshjes kundër Tiranës, rrëfehet futbollisti i Bylisit: U tmerrova, ja si më goditën me grusht

Lorran Quintanila, braziliani i Bylisit, ka parë terror me sy pas përfundimit të ndeshjes me Tiranën. Duke u drejtuar për te dhomat e zhveshjes dhe duke biseduar me patriotin Patrik, ai është goditur me grusht në fytyrë.

LORAN

Në një prononcim enkas për “Panorama Sport”, Lorran thotë se dhuna e Tiranës ka bërë jehonë deri në Brazil, pasi ka pasur shumë telefonata nga miq e familjarë, sidomos ditën e djeshme, sepse ishin të shqetësuar….

“Nuk e prisja dhe as nuk e mendoja se një ditë do të isha edhe vetë viktimë e dhunës në futboll! Me të vërtetë është diçka e paimagjinueshme, sepse në këndvështrimin tim, Tirana ka pasur tifozë të mirë, që krijonin atmosferë të veçantë në stadiumet shqiptare, por që të futesh në fushë në atë mënyrë dhe të dhunosh çfarë gjen përpara, kjo nuk është aspak e hijshme! Më vjen keq, më ka mbetur në mendje dhe më duket si ëndërr!”, tha Lorran fillimisht.


View this post on Instagram

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)


GRUSHTI – “Të them të drejtën isha duke biseduar me Patrikun, lojtarin brazilian të Tiranës dhe më pas po shkoja në dhomën e zhveshjes, sepse situata erdhi në agravim. Në nxitim e sipër afër tunelit që të çon në hollin e dhomave, dy persona që po vraponin, njëri prej tyre edhe pse isha në rrugën time më godet me grusht në nofullën e djathtë, e madje jam alarmuar dhe kam bërtitur, çka është dëgjuar edhe në televizion apo në videot e ndryshme që janë shpërndarë.

U tmerrova, e kam pasur nofullën e ënjtur, sepse jam goditur edhe në futboll, por kjo ishte pa mendje. U tmerrova, sepse pashë që turmat po pushtonin fushën”, shtoi më tej braziliani.

NDIHMA- “E kuptoj mirë gjuhën shqipe dhe pashë disa policë që më thoshin: ‘Futu, futu’, sepse për pak sekonda e kam humbur dhe qëndroja aty në vend. Kisha frikë edhe të hyja brenda. Por me sa pashë edhe brenda në dhoma kishte situatë të tensionuar.

Tashmë them shyqyr që mbaroi me aq. Në një ndeshje futbolli nuk duhet që të ndodhin kurrë episode të tilla. Unë kam luajtur në Brazil, madje e kam nisur karrierën në nivele të larta, e madje kam luajtur edhe me moshat. Por kështu, jo nuk kisha parë kurrë!”, tha Lorran i tronditur.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"