Pa dy futbollistë, trajneri i Burrelit sheh barazim në ndeshjen kundër Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2022 | 11:00

Pa dy futbollistë, trajneri i Burrelit sheh barazim në ndeshjen kundër Flamurtarit

Burreli do të luajë këtë javë në Vlorë, atje ku i pret Flamurtari kryesues.

Burreli-Beselidhja

Renato Hoti e pranon që do të jetë e vështirë, por shpreson të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri qartëson se skuadra është gati për ta përballuar këtë transfertë.

“Jemi të vetëdijshëm se është një ndeshje e vështirë, pasi do të luajmë me ekipin kryesues të kampionatit me synime të qarta për elitën.

Gjithsesi, të mitë janë në harmoni të plotë dhe të motivuar.

Këtë e kanë treguar edhe gjatë ciklit stërvitor javor. Pavarësisht se luajmë në transfertë, ne do të zhvillojmë lojën tonë dhe shpresojmë që kundër Flamurtarit të dielën mos të dalim pa pikë”, u shpreh mes të tjerash tekniku i matjanëve.

Në formacion do të mungojnë dy titullarë, Florenc Farruku për shkak kartonësh dhe Endrit Kastrati pasi është i dëmtuar.

Pritet që stafi teknik t’u japë hapësirë edhe futbollistëve të akademisë në këtë duel, ndërsa gazeta mëson se një rezultat pozitiv do të shoqërohet me premio.

MARTIN DEDAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"