Ozil dhe Amine Gulse së shpejti prindër për herë të dytë, dalin fotot e para të aktores turke me barkun e rrumbullakosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 22:37

Ozil dhe Amine Gulse së shpejti prindër për herë të dytë, dalin fotot e para të aktores turke me barkun e rrumbullakosur

Aktorja e njohur turke dhe bashkëshortja e Mesut Ozil, Amine Gulse, është shtatzënë për herë të dytë dhe më në fund në rrjet janë publikuar fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Ajo dhe futbollissti i Fenerbahçes janë kujdesur që gjatë kësaj kohe ta shijojnë për vete pritjen e ëmbël. Mirëpo, këtë fundjavë kanë marrë pjesë në një dasmë prej nga ku janë publikuar edhe fotot. Modelja ka veshur një fustan të gjelbër që i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë dy vite më parë, në 2020, duke i vendosur emrin Eda. E tashmë ajo do bëhet motër e madhe. Sipas NTV Amine është në tre muajorin e dytë të shtatzënisë ndërsa gjinia e fëmijës ende nuk është zbuluar.

Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë më 7 qershor 2019 pas disa vitesh lidhje. Kohët e fundit aktorja ka bërë një pushim nga profesioni duke iu përkushtuar vajzës dhe familjes së saj. Nga ana tjetër, Özil iu bashkua Fenerbahçes si një transferim i lirë nga Arsenali në janar 2021. Pas një karriere të suksesshme në disa prej klubeve më të mëdha europiane, ai tashmë është kthyer në vendin e origjinës.

Kujtojmë se me Real Madrid Özil fitoi “La Liga-n” në 2012, dhe katër kupa FA në 2014, 2015, 2017 dhe 2020 me Arsenalin. 33-vjeçari shënoi 23 gola në 93 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe ishte lojëtar kyç në fitimin e Kupës së Botës në 2014. Ai u tërhoq nga ekipi kombëtar pas një breshëri sulmesh raciste kundër tij pas paraqitjes së dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"