Oriku-Flamurtari ndez Vlorën, administratori Jazaj: Quajeni derbi i brazilianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 10:20

Oriku-Flamurtari ndez Vlorën, administratori Jazaj: Quajeni derbi i brazilianëve

 Oriku-Flamurtari nuk do të jetë vetëm një derbi i Vlorës, por edhe i brazilianëve. Kështu mendon administratori i Orikut, Muharrem Jazaj, për ndeshjen e së dielës në stadiumin e Orikut, në orën 15:00.

oriku

Për “Panorama Sport”, Jazaj thotë se do të jetë një ndeshje e bukur, që skuadra e tij do të luftojë për tri pikët. “Është kënaqësi për mua një derbi me Flamurtarin. Po ashtu, është hera e parë që ndodh një derbi i tillë në historinë e dy klubeve dhe mua më ra fati që të jem administrator në këtë periudhë. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë. Flamurtari do që të ngjitet në Superligë, ndërsa ne të qëndrojmë në Kategorinë e Parë.

Unë do ta cilësoja edhe si një duel brazilianësh. Ne dhe ata kemi shumë futbollistë brazilianë dhe ky do të jetë edhe një derbi i tyre. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë në perfeksion. Mbijetesa është e vështirë, por jo e pamundur për ne. Na goditën në Fier më keq se Flamurtarin dhe jemi në merak, por kemi një ekip të mirë. Jemi në duar të Zotit…”, deklaroi administratori i Orikut, Jazaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"