“Orari nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje”, Kapllani: Bëmë më të mirën për të marrë fitoren, por..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 15:17

“Orari nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje”, Kapllani: Bëmë më të mirën për të marrë fitoren, por..

Erzeni u ndal në një barazim 1-1 me Kastriotin në Durrës, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Pas sfidës, trajneri i shijakasve, Xhevahir Kapllani, u shpreh i lumtur për reagimin që bëri skuadra pas pësimit të golit.

bandicam 2022-11-02 15-13-56-117

“Nuk kishim shumë kohë ta përgatisnim ndeshjen. Sot bëmë më të mirën për të marrë fitoren. E nisëm mirë lojën, por në një moment nga një goditje standarde, është e disata herë, që pësojmë kështu. Por sërish reaguam mirë. E mbajtëm Kastriotin te zona e vet. Fatmirësisht doli goli, por sërish tentuam për të fituar. Por mos të harrojmë që Kastrioti është një skuadër shumë e fortë.

Mendoj se Kadriu ishte paksa i lodhur. Ka bërë një kampionat shumë të mirë. Ndoshta dhe koha ishte pak e papërshtatshme për të luajtur.

Ne lojën e nisëm 3-4-3. Mendoj se i njëjti modul ka qenë 2-3 ndeshjet e fundit. Ne kishim momentet tona për të shënuar. Por pakujdesia dhe forma jo e mirë mendore bëri që të mos shënonim gol tjetër.

Jam pak i mërzitur për mënyrën se si e pësojmë golin. Ne jemi ekip me shtatëlartësi mbi mesatar. Ekipi gjeti forca, pati dëshirë, pati personalitet dhe shkuam shumë afër zonës kundërshtare. Edhe orari nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje.

Për mua të gjitha ekipet janë njësoj. Mendoj që ekipi i Kastriotit është një nga ato ekipet që vënë kundërshtarin në vështirësi. Por ne sot kemi qenë në dominim të lojës, përveç 2-3 momenteve.

Menduam që të luanim poshtë me Kadriun. Pash që Kadriu nuk ishte në ditët më të mira sot dhe sërish dha një asist të mrekullueshëm”, u shpreh Kapllani në prononcimin e tij për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"