Partizani fitoi edhe se Hadroji izoloi Xhixhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 21:38

Partizani fitoi edhe se Hadroji izoloi Xhixhën

Nga ENDRI VRAPI

endri vrapi

Partizani e fitoi ndeshjen, sepse në 20 minutat e para ishtemë agresiv dhe e kërkoi golin me çdo çmim. Nuk e prisja që ta nisnin ashtu, por me sa duket ndryshimet e Tiranës në mbrojtje u dhanë zemër. Më pas edhe pasiguria që shfaqi Tirana në ato minuta presingu i dha zemër Partizanit qëtë luante më shpejt dhe të besonte te goli.

GABIMI I TIRANËS

Tirana gaboi dy herë në mbrojtje dhe kjo e futi në konfuzion ekipin. Dy gabimet në mbrojtje. Të Najdovskit iu dhanëzemër “demave”, por edhe vendosja e Aleksit në qendërnuk ishte gjetje e duhur.

Lëvizjen që Shehi bëri më mbrapa duhej ta bënte që në fillim, pra rikthimin e Aleksit në qendërtë mesfushës dhe vendosjen e Lulajt në qendër të mbrojtjes.Tirana vuajti edhe depërtimet vertikale drejt portës së Partizanit, por duhet njohur merita e Bitrit, që dje ishte fantastik me gjithë lojtarët e tjerë të mbrojtjes së Partizanit.

Tirana Partizani derbi

MERITA E PARTIZANIT

Mendoj se dy gjëra bënë diferencën dje në derbi: presingui Partizanit shumë lart që në start dhe mbulimi fantastik i Xhixhës me Hadrojin, që shpesh herë dublohej shkëlqyeshëm edhe me Matondon. Te Partizani e kishin kuptuar se Tirana varet shumë nga Xhixha dhe nëse bllokon atë, praktikisht e ke shndërruar Tiranën në një skuadër shumë tëlexueshme.

Kështu ndodhi edhe dje. Hadroji, që e ka “zakon” të dalë shumë përpara, dje kishte marrë udhëzimevetëm të markonte Xhixhën. E bëri shkëlqyeshëm dhe Tirana nuk kishte forcë dhe befasi në sulm.

SURPRIZA ALBAN HOXHA

Aktivizimi i Alban Hoxhës ishte një befasi për të gjithë, porme një efekt të shkëlqyer te Partizani. Prania e tij në fushë,e një lojtari që e njeh shumë mirë derbin, “ngrohu” mbrojtjene Partizanit dhe i dha qetësi. Bitri tashmë ka marrë frenate prapavijës me shumë siguri dhe vetëbesim, por mua mëpëlqyen shumë edhe Hadroji me Buxhelajn, që ishin shumëtë zotë nga krahët.

Ndërkohë, sa i përket zëvendësimeve, mendoj që kanë ende shumë për të rregulluar, sepse impakti i tyre nuk ishte ai që pritej. Kjo nuk është një ndeshjevendimtare për titullin, por duke qenë se është fundvit,natyrisht që do të peshojë shumë te Tirana dhe do t’i japë Partizanit goxha adrenalinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"